4.6 milionë dollarë nga shitja e bileta i shtohen arkëtimeve të “Fast and Fourious: the final saga” vetëm këtë fundjavë, në një total prej 163 milionë dollarë nga shfaqja në kinema 5 javë më parë.
Edhe pse në vend të parë fundjavën e shkuar, “Space Jam: A new Legacy JAM” ra në vendin e katërt, me 9.6 milionë dollarë arkëtime, me shitjet e biletave që ranë me 70% nga fundjava e premierës. Duket se kurioziteti u shua.
“Black Widow ” mbetet në vendin e tretë me arkëtime prej 150 milionë dollarësh, prej të cilave 11.6 milionë vetëm këtë fundjavë.
Filmi amerikan me super-heronj, “Snake Eyes” zuri vendin e dytë me arkëtime përtej pritshmërive, 13.4 milionë dollarë.
Filmi “Old” është kampioni i ri. Thrilleri flet për një familje, në pushime tropikale, në një plazh të pabanuar. Por plazhi ka një mister që familja e zbuloi: duke u relaksuar për pak orë në bregdet, shkakton plakjen e parakohshme. Kjo bën që e gjithë jeta të ezaurohet brenda një dite. Filmi ka arkëtuar 16.5 milionë dollarë që në fundjavën e premierës.