UBT News

Fansja e “heavy metal” u ngjit fëmijëve të saj emrat Metallica, Slayer dhe Pantera

Një nënë nga Zelanda e Re bëhet e ditur se i ka quajtur 3 fëmijët e saj Metallica, Slayer dhe Pantera, si 3 grupet e famshme të “heavy metal”.

Regjisori David Farrier shkroi në Twitter se kjo grua, fanse e madhe e kësaj rryme muzikore, i ka thënë se “nuk është e lehtë që të rrisësh 3 nga bandat muzikore më të egra të botës”.

Grupi Pantera u nda në vitin 2003, Slayer dolën në pension në vitin 2019 dhe vetëm Metallica vijojnë të jenë aktivë.

Ligji i Zelandës së Re nuk ka kufizime sa i përket emrave të fëmijëve, përveç rasteve kur fjala është ofenduese.

Exit mobile version