UBT News

Fansi e spërkati me pije, Cardi B e gjuan me mikrofon

Cardi B gjuajti mikrofonin ndaj një anëtari të audiencës, pasi ky i fundit e spërkati atë me pije gjatë kohës kur reperja ishte duke performuar në skenë.

Nuk ishte hera e parë që këtë fundjavë ajo vendosi të përdorë mikrofonin e saj për diçka tjetër përveç këndimit.

Një natë më parë, Cardi po performonte në Drai’s Beach Club kur ajo u acarua pasi DJ dyshohej se ia kishte ndërprerë këngët shumë herët.

Pas kësaj ajo hodhi mikrofonin në drejtim të DJ, dhe doli nga skena.

Fansat në Las Vegas thuhet se kanë pritur dy orë në temperatura tejet të larta përpara se ylli të shfaqej për të performuar./UBTNews/

Exit mobile version