Normani po kritikohet nga fansat në internet pasi u shfaq në videoklipin e Chris Brown për këngën e tij të re, “WE (Warm Embrace).
Ish-këngëtarja e Fifth Harmony, ndau një fragment përmes Instagramit, e cila e tregonte atë së bashku me këngëtarin, i cili shpeshherë ka pasur probleme me ligjin dhe është akuzuar për keqtrajtim të grave.
Komentet ishin të mbushura me kërkesa për t’u shmangur nga bashkëpunimi, e disa prej tyre madje kërkonin fshirjen e postit.
Të tjerët ishin më specifikë në lidhje me shqetësimet e tyre, duke shkruar, “pse do të lidheshe me një ‘burrë’ si ai?”, “mund të kishte punuar me dikë tjetër në vend të dikujt me akuza të shumta abuzimi”, e shumë tjera të ngjashme.
Pavarësisht akuzave shqetësuese kundër Brown, duket se Normani ka qenë një fanse e tij për një kohë të gjatë – madje e ka mbështetur atë në të kaluarën./UBTNews/