UBT News

Fansat e kritkojnë Angelina Jolien pse qëndron “neutrale” në konfliktin në Gaza

Aktorja e njohur, Angelina Jolie së fundmi është kritikaur nga fansat pas reagimit të saj në rrjetet sociale për luftën në Gaza.

“Si miliona njerëz në botë, kam kaluar javët e fundit e nevrikosur me sulmin terrorist në Izrael, me vdekjen e kaq shumë civilëve dhe duke menduar se si mund të ndihmoj. Gjithashtu, po lutem për rikthimin e menjëhershëm dhe të sigurt të çdo personi që është marrë peng dhe për familjet, të cilat mbajnë peshën e paimagjinueshme të vrasjes së një njeriu të dashur. Mbi të gjitha, për fëmijët e vrarë dhe për shumë fëmijë që kanë mbetur jetimë. Ajo që ka ndodhur në Izrael është një akt terrori, por nuk mund të justifikojë humbjen e jetës së njerëzve të pafajshëm me bombardimet e popullsisë civile në Gaza, të cilët nuk kanë ku të shkojnë, nuk kanë qasje në ushqime dhe ujë, nuk kanë mundësi evakuimi dhe as të drejtat bazike njerëzore që të kalojnë kufirin. Jetët e palestinezëve dhe izraelitëve – dhe jetët e gjithë njerëzve kudo në botë – kanë të njëjtën rëndësi. Gjithçka që ndalon vrasjen e civilëve dhe shpëton jetë, duhet të bëhet. Si shumë të tjerë, kam dhuruar për ndihma mjekësore. Kam zgjedhur që të mbështes punën e ‘Doctors Without Borders’ dhe po i ndjek nga afër raportimet e tyre”, ka shkruar ajo.

Mirëpo mesa duket ky postim nuk është pëlqyer nga ana e disa prej ndjekësve të saj të cilët kanë marrë vedimin që mos ta ndjekin më në Instagram aktoren.

“Më fal, por po të bëj menjëherë unfollow. Ky s’është momenti të qëndrosh neutrale”, ka shkruar një fanse, ndërsa një tjetër shtoi: “7000 njerëz të pafajshëm vdiqën! 500 prej tyre vetëm në spital! Izraeli e bën gjithnjë këtë në Gaza, gjithnjë krijon konflikt në rajon. Palestina e lirë”.

“Pse gjithë të famshmit e nisin duke folur për Izraelin? Që të jeni në anën e sigurt? Izraeli ka vrarë më shumë se 7000 njerëz, më së shumti fëmijë. Pse s’i quani ‘terroristë’?”, tha një tjetër komentues.

Exit mobile version