UBT News

Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë në ankand

Një fanellë e legjendës së basketbollit, Michael Jordan, e veshur gjatë finaleve të NBA-së në vitin 1998, është shitur në ankand për 14 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për fanellën që Jordan e kishte veshur në ndeshjen e dytë finale ndaj Utah Jazz, në sezonin e njohur si “The Last Dance”, kur Chicago Bulls siguruan titullin e gjashtë në histori.

Ankandi u organizua nga shtëpia “Hunt Auctions”, ndërsa fanella u ble nga një investitor i pasurive të paluajtshme nga Miami.

Në finalet e vitit 1998, Jordan regjistroi mesatarisht 33.5 pikë për ndeshje dhe u shpall lojtari më i vlefshëm i serisë finale, duke udhëhequr Chicagon drejt titullit.

Pavarësisht shumës së lartë, fanella nuk e ka thyer rekordin për artikullin sportiv më të shtrenjtë të shitur në ankand. Ky rekord vazhdon të mbahet nga fanella e legjendës së bejsbollit, Babe Ruth, e shitur për 24.12 milionë dollarë në vitin 2024.

Kjo është fanella e tretë e Jordanit nga finalet e vitit 1998 që shitet për mbi 10 milionë dollarë, duke konfirmuar vlerën historike të trashëgimisë së tij në basketboll.

D.L

Exit mobile version