UBT News

Familja Ricketts tërhiqet nga gara për blerjen e Chelseat

Gara për të blerë klubin e Chelseat tani ka mbetur me vetëm tre kandidatë, pasi që familja e Ricketts tani është tërhequr nga kjo garë.

Lajmi që familja e Ricketts është e interesuar për të blerë Chelsean nuk u prit mirë nga tifozët e klubit londinez, ku këta të fundit ishin kundër kësaj oferte për shkak të akuzave për islamofobi të familjes amerikane.

“Grupi Ricketts-Griffin-Gilbert ka vendosur, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, që mos të bëjë ofertë për të blerë klubin e Chelseat. Në procesin për të finalizuar propozimin e fundit, u bë tejet e qartë që problemet specifike nuk mund të zgjidheshin për shkak të procesit të shitjes. Ne kemi një admirim të madh për Chelsean dhe tifozët e tyre, dhe iu dëshirojmë pronarëve të ri suksese”, shkruante në një komunikatë zyrtare të grupit në fjalë.

Tifozët e “Bluve” e kanë kundërshtuar në çdo formë blerjen e Chelseat nga familja Ricketts, ndërkaq, këta të fundit e konfirmuan që nuk janë larguar nga gara për shkak të akuzimeve të bëra drejt tyre, por për shkaqe që të tre partnerët, Ricketts-Griffin-Gilbert, nuk kanë rënë dakord në strukturën e ofertës.

Ofertuesit e mbetur janë bashkëpronari i LA Dodgers, Todd Boehly, Sebastian Coe i cili është përkrahur nga pronarët e klubit të basketbollit Philadelphia 76ers, Josh Harris dhe David Blitzer, dhe bashkëpronari i Boston Celtics, Steve Pagliuca.

Exit mobile version