UBT News

Familja mbretërore e urojnë Meghan Markle për ditëlindjen e 40-të

Mbretëresha, Princi Charles, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë ndarë urimet për Meghan Markle në ditëlindjen e saj të 40-të.

Llogaria e Familjes Mbretërore në Instagram, e drejtuar nga stafi i Pallatit Buckingham të Mbretëreshës, ishte e para që postoi në Instagram dhe Twitter, duke ndarë tre fotografi të Meghan së bashku me mesazhin: “Duke uruar Dukeshës së Sussex një ditëlindje shumë të lumtur sot!”.

Brenda pak minutash, Princi William, Kate Middleton,  Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall shtuan mesazhet e tyre të ditëlindjes.

Fansat e familjes mbretërore vlerësuan vendimin “dashamirës” dhe “dinjitoz” për të ndarë postimet në mediat sociale pavarësisht kritikave të fundit publike të Harry dhe Meghan ndaj Familjes Mbretërore në një sërë intervistash të profilit të lartë televiziv dhe podcast./KultPlus

Exit mobile version