UBT News

Familja e George Floyd planifikon të padisë Kanye West për 250 milionë dollarë

Familja po planifikon të padisë Kanye West së bashku me bashkëpunëtorët e tij për pretendimet e tij në shfaqjen Drink Champs për vdekjen e George Floyd.

Padia është duke u ngritur nga Roxie Washington, nëna e vajzës së Floyd.

Përvetësimi, shpifja, shkaktimi i shqetësimit emocional dhe ngacmimi janë akuzat që familja po shqyrton të ngrejë kundër tij. Në emision, West kishte pohuar se Floyd kishte vdekur nga fentanili dhe se ish-oficeri i policisë Derek Chauvin nuk ishte përgjegjës për vdekjen e tij.

Deklarata në të cilën u njoftua plani për të paditur West, thoshte se reperi kishte bërë “deklarata të rreme” në lidhje me vdekjen e Floyd në mënyrë që të“promovonte markën e tij dhe të rriste vlerën e marketingut dhe të ardhurat për veten, partnerët e tij të biznesit dhe bashkëpunëtorët”.

“Vajza e George Floyd po ritraumatizohet nga komentet e Kanye West dhe ai po krijon një mjedis të pasigurt dhe jo të shëndetshëm për të”, tha Nuru Witherspoon e Grupit Ligjor të Witherspoon.

“Komentet e Kanye janë të neveritshme për të njollosur jetën e George Floyd dhe për të përfituar nga vdekja e tij çnjerëzore. Ne do ta mbajmë z. West përgjegjës për komentet e tij flagrante kundër trashëgimisë së z. Floyd”, tha Pat D. Dixon.

Përveç komenteve të tij për vdekjen e Floyd-it, West kishte bërë edhe disa komente antisemitike në emision, që më vonë u tërhoq nga YouTube, si dhe nga platforma të tjera podcasting./UBTNews/

Exit mobile version