Publikuesit e librave thanë se popullariteti i lexuesve që diskutuan për librat e tyre të preferuar në TikTok i ndihmoi ata të arrijnë shitje në nivele rekorde në Britani të Madhe vitin që lamë pas.
Shitjet totale të librave u rritën me 5% në 6.7 miliardë funte vitin e kaluar, ku më së miri qëndrojnë veprat artistike për fëmijë dhe të rinj, tha Shoqata e Botuesve. Organizata tha se katër nga pesë librat më të shitur për të rinj në vitin 2021 ishin nxitur nga trendi BookTok. Në mesin e tyre janë edhe titujt sikurse “They Both Die at the End” dhe “We Were Liars”.
Shefja ekzekutive e Asociacionit të publikuesve, Stephen Lotinga tha se videot virale në platformat sikurse TikTok dhe YouTube, kishin ndikim të madh në inkurajimin e lexuesve për të zbuluar libra të ri. Ajo tha se shumë librashitës i treguan që një numër i madh i të rinjve shkojnë në libraritë e tyre dhe i kërkojnë librat për të cilët kanë dëgjuar përmes TikTok-ut.
“Po ka një ndikim në numrin e librave të shitur, por edhe mënyra e shitjes po ndryshon gjithashtu. Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, njerëzit blenë gjithnjë e më shumë libra që janë botuar në të kaluarën”, deklaroi ajo.
Shumica e titujve që po mbizotërojnë në TikTok janë me vite të vjetër krahasuar me brendet e reja.
“They Both Die at the End” nga Adam Silvera, që ishte libri më i shitur për të rinj në vitin 2021, sipas Nielsen, u publikua në vitin 2017. Kurse libri tjetër “We Were Liars” nga Lockhart, që u rendit i treti në listë, ishte publikuar në vitin 2014./UBTNews/