UBT News

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor vazhdoi aktivitetet e ditës së dytë në kuadër të Global UBT Fest 2026

Në kuadër të festivalit më të madh të dijes, Global UBT Fest 2026, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT vazhdoi aktivitetet e ditës së dytë me një ligjëratë tematike nga industria, duke krijuar një urë lidhëse mes edukimit akademik dhe praktikës profesionale.

Ligjërata u mbajt nga përfaqësues të kompanisë Gproject, të cilët ndanë me studentët përvojat e tyre profesionale, sfidat dhe qasjet bashkëkohore në fushën e arkitekturës, projektimit dhe realizimit të projekteve.

Gjatë sesionit, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset e punës në industri, rëndësinë e bashkëpunimit ndërdisiplinor, si dhe me zgjidhjet inovative që aplikohen në projektet moderne të arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.

Ky aktivitet u karakterizua nga diskutime interaktive dhe shkëmbim përvojash mes profesionistëve dhe studentëve, duke u ofruar këtyre të fundit një perspektivë më të gjerë mbi kërkesat e tregut të punës dhe zhvillimet më të fundit në sektor.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimin me industrinë, duke u ofruar studentëve mundësi për të përfituar njohuri praktike dhe për të ndërtuar lidhje me profesionistë të fushës në kuadër të Global UBT Fest 2026.

 

Exit mobile version