UBT News

Fabrika më e madhe e çokollatës në botë ndalon prodhimin në Belgjikë

Një fabrikë e madhe e çokollatës në Belgjikë ka ndaluar prodhimin pasi u gjet salmonellë në çokollatë.

Kompania Barry Callebaut tha të enjten se fabrika e saj në Wieze – për të cilën ajo thotë se është fabrika më e madhe e çokollatës në botë – mbylli të gjitha linjat e prodhimit si një masë paraprake ndërsa hetimet janë duke vazhduar. Barry Callebaut prodhon çokollata për brende të ndryshme që shiten rreth botës.

Salmonela u gjet të hënën dhe të gjitha produktet e çokollatës së prodhuar në fabrikë do t’i nënshtrohen hetimeve, njoftoi kompania. Lecithi, një emulsifikues i përdorur në mënyrë rutinore në prodhimin e çokollatës, po konsiderohet burim i kontaminimit.

Kompania tha se i ka njoftuar autoritetet belge të sigurisë ushqimore dhe se po i kontakton konsumatorët që mund të kenë blerë produkte të kontaminuara./UBTNews/

Exit mobile version