UBT News

Fabio Grosso bëhet trajneri i parë i shkarkuar këtë sezon në pesë ligat kryesore

Fabio Grosso është bërë trajneri i parë i shkarkuar në sezonin 2026/27 në pesë ligat kryesore të futbollit evropian.

Trajneri italian u largua nga drejtimi i Fiorentinës pas një starti katastrofal në Serie A, ku skuadra i humbi të tri ndeshjet e para të kampionatit.

Fiorentina pësoi humbje ndaj Romës, Frosinones dhe Torinos, ndërsa disfata e fundit duket se ishte vendimtare për të ardhmen e Grossos në stolin e klubit.

“ACF Fiorentina konfirmon se Fabio Grosso është liruar nga detyrat si trajner i ekipit të parë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit pas humbjes ndaj Torinos.

Largimi i Grossos vjen në një moment veçanërisht të rëndësishëm për Fiorentinën, e cila këtë vit po shënon 100-vjetorin e themelimit.

Tashmë drejtuesit e klubit duhet të gjejnë një trajner të ri, me synimin për ta kthyer skuadrën në rrugën e rezultateve pozitive pas një fillimi zhgënjyes të sezonit.

D.L

Exit mobile version