UBT News

FA Cup rikthehet me dy ndeshje interesante

FA Cup rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të programit të ditës së premte.

Aston Villa pret në shtëpi kampionin anglez Liverpool, ndërsa Crystal Palace do të zhvillojë ndeshje në udhëtim kundër skuadrës së Wolverhampton.

Liverpool do të shikojë të këndellet nga rezultatet negative, ku xhiron e kaluar në Premier Ligë regjistroi humbje të papritur nga Southampton me rezultat minimal 1:0. Ndeshja e sotme përballë Aston Villas pritet të sqarohet nëse do të zhvillohet, pasi që në “Villa Park” mbrëmë nuk është mbajtur seanca stërvitore, për arsye se janë regjistruar raste të reja me Covid-19.

Programin e plotë të ditës së premte në kuadër të FA Cup e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

20:45 Aston Villa – Liverpool (Stadiumi Villa Park)

20:45 Wolverhampton – Crystal Palace (Stadiumi Molineux)

Exit mobile version