FA Cup rikthehet sot me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e eliminatoreve, respektivisht 1/8-ës.
Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 20:15, ku kampioni anglez Manchester City do të jetë mysafir i skuadrës së Peterborough.
Ndërkaq, me fillim nga ora 20:30, skuadra tjetër nga Premier Liga angleze Crystal Palace zhvillon ndeshje si vendas kundër Stoke Cityt.
Programin e sotëm do ta mbyllë takimi mes Middlesbrough dhe Tottenham, përballje kjo që zhvillohet në stadiumin “Riverside” me fillim nga ora 20:55.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në FA Cup e gjeni më poshtë:
20:15 Peterborough – Manchester City (Stadiumi Weston Homes)
20:30 Crystal Palace – Stoke City (Stadiumi Selhurst Park)
20:55 Middlesbrough – Tottenham Hotspur (Stadiumi Riverside)