UBT News

F1 – “Power Rankings” pas fundjavës në Sao Paulo

Kampioni i Botës triumfoi me një performancë mjeshtërore në shiun e fundjavës në “Sao Paulo Grand Prix”. Por kush ishin pilotët që bashkë me të impresionuan më shumë gjyqtarët që hartuan “Power Rankings” në përfundim të garës në Interlagos?

Kampioni i Botës triumfoi me një performancë mjeshtërore në shiun e fundjavës në “Sao Paulo Grand Prix”. Por kush ishin pilotët që bashkë me të impresionuan më shumë gjyqtarët që hartuan “Power Rankings” në përfundim të garës në Interlagos?

Max Verstappen bëri një përmbysje të madhe pas zhgënjimi të Provave Zyrtare gjatë Super të Dielës në Sao Paulo. I eliminuar në sesionin e dytë kualifikues për shkak të Flamurit të Kuq dhe me penalitetin për ndërhyrjen në motor, gara e tij filloi nga vendi i 17. Por holandezi ja doli të fitonte me një paraqitje historike por edhe me fatin e Flamurit të Kuq që këtë herë e favorizoi duke e çuar gjithnjë e më pranë titullit.

Esteban Ocon vështirë se mund ta besonte atë çka ndodhi pas startit të fundjavës në kushte të paqëndrueshme por që u shoqërua me vendin e 4 në Prova dhe kryesimin e garës në mesditë. Ndërsa Verstappen e parakalonte për kryesimin, vendi i dytë përfaqësoi një rezultat historik për Ocon dhe Alpine që ngjiti 3 vende në klasifikim.

Për ta bërë këtë fundjavë të paharrueshme për Alpine, Ocon u ndoq nga Pierre Gasly në një klasifikim të dyfishtë në podium. Ai u eliminua në sesionin e dytë kualifikues por realizoi një rikthim masiv nga vendi i 13 për t’ju bashkuar Ocon dhe bëri mjaftueshëm për të mbajtur pas Mercedes dhe George Russell.

Yuki Tsunoda ishte një tjetër yll nën shiun e të dielës duke u renditur i 3 në Prova pas Russell dhe Norris. Por sfida e qëndrimit në ritmin e podiumit gjatë garës ishte e madhe duke bërë që ai të binte në vendin e 7. Që për të dhe skuadrën ishte rezultati më i mirë prej “Miami Grand Prix” në Maj.

Russell bëri gjithçka duhej në xhirot e para të “Sao Paulo Grand Prix”, duke parakaluar Norris dhe udhëhequr garën. Momenti deciziv ishte hyrja në bokse në regjimin e “Virtual Safety Car” që u shoqërua nga “Safety Car” dhe Flamuri i Kuq. Gjë që i lejoi Verstappen, Ocon dhe Gasly ta linin pas dhe ai të përfundonte në vendin e 4 në fundin e një dite që premtonte më shumë.

Liam Lawson tregoi një fytyrë tjetër të RB duke u renditur në vendin e 5 në Provat Zyrtare dhe bëri startin më të mirë që prej kthimit në F1. Mirëpo ashtu si Tsunoda, Lawson mbeti pas në garë dhe u përfshi në një incident me rivalin e McLaren Oscar Piastri – por sërish ja doli që të minimizonte dëmet në fund.

Pas një prove force të Ferrari-t në Austin dhe Mexico City, Charles Leclerc e përshkroi fundjavën në Brazil si minimizim dëmesh për të dhe skuadrën. Nëse Carlos Sainz u përplas dy herë për shkak të kushteve në pistë, Leclerc e mbajti makinën në garë duke marrë disa pikë të rëndësishme – vendi i 3 në Sprint (pas penalitetit për Verstappen) dhe i 5 në “Grand Prix”.

Siç u përmend më lart, Norris mbeti i dyti pas Russell me të cilin garoi për të rimarrë kreun. Gara e britanikëve u shkatërrua nga hyrja në pit stop që u shoqërua nga Flamuri i Kuq. Ndërsa Russell rikuperoi në vendin e 4, Norris u detyrua të pranonte vendin e 6 dhe fitorja e Verstappen uli ndjeshëm shanset për titull.

Kick Sauber vazhdon të mbetet pa asnjë pikë edhe pas 21 garave të këtij sezoni. Por Valtteri Bottas bëri gjithçka mundej për ta ndryshuar këtë statistikë me rifillimin e shiut në Interlagos. Mirëpo nuk bëri më mirë se vendi i 13 që nuk mjaftoi për tu konfirmuar nga skuadra.

Fundjava e Piastri-t në Sao Paulo filloi mirë me “Pole position” në Sprint dhe vendin e dytë në Garën e shkurtër ku bëri lojën e skuadrës duke lejuar të fitonte Norris. Mirëpo me rikthimin e shiut, australiani u rendit i 8 në Prova dhe u përfshi në një incident me Lawson gjatë garës.

Ollie Bearman që zëvendësoi të sëmurin Kevin Magnussen te Haas ishte ambicioz nën reshjet e shiut. Bëri më mirë se Nico Hulkenberg në sesionin kualifikues në “Sprint” por u eliminua në Provat e të dielës në sesionin e 1-rë. Ndërsa pasdite mori një penalitet pas incidentit me Franco Colapinto-n që përfundoi në barrierë.

Mungon – Lewis Hamilton ishte i mërzitur me paraqitjen e makinës Mercedes që e mbajti jashtë 10 vendeve të para në “Power Rankings”. Ai ja doli të fitonte duelin e me rivalin Fernando Alonso që tregoi shpejtësi në pistën e lagur por sërish nuk përfitoi asgjë për shkak të bastit që Aston Martin vuri me zgjedhjen e strategjisë.

 

 

Exit mobile version