Aktori amerikan, Ezra Miller filloi trajtimin lidhur me problemet e shëndetit mendor. Në një prononcim, aktori u kërkoi falje fansave që u alarmuan dhe u mërzitën nga veprimet e tij të fundit.
Miller, 29-vjeçar, së fundi u akuzua për vjedhje në Vermont dhe u arrestua dy herë në Hawaii.
Deklarata e tij për “Variety” vjen mes pasigurisë nëse këto lajme do të ndikojnë në lansimin e filmit “The Flash” në vitin 2023.
Aktori më herët luajti superheroin në “Justice League”, “Batman V Superman: Dawn of Justice and Suicide Squad” dhe në filmat “Fantastic Beasts”./UBTNews/