Ekipi kosovar elitar i xhudos do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për Senior me gjashtë garues, i cili do të mbahet me datë 03-05 nëntor 2023.
Atje do të garojnë 46 shtete, 388 garues, 218 meshkuj dhe 170 femra.
Nga Kosova do të ndeshen:
1.Distria Krasniqi (-52 kg)
2.Nora Gjakova (-57 kg)
3.Flaka Loxha (-57 kg)
4.Laura Fazliu (-63 kg)
5.Loriana Kuka (-70 kg)
6.Akil Gjakova (-73 kg)
Distria, Nora e Flaka ndeshen të premten, kurse Laura, Loriana e Akili ndeshen ditën e shtunë.
Bashkë me garuesit kanë udhëtuar edhe kryetari i Federatës, Agron Kuka, trajneri e selektori ynë, Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi.