Kombëtarja e Kosovës te femrat në grupmoshën U17 ka regjistruar sot fitoren e parë në kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2024 për femra.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Llapit, vashat e Kosovës U17 e kanë mposhtur Gjeorgjinë me rezultat soli 2:0.
Golat e fitores për “Dardanet” e reja i shënuan Mirjeta Januzi (minuta e 5’) dhe Riga Kallaba (minuta e 45+4’).
Me pikët e reja, Kosova U17 renditet në vendin e dytë të Grupit 1 të këtyre kualifikimeve me katër pikë të arkëtuara, krahas Gjeorgjisë që nuk e ka asnjë pikë.
Rezultati final, 2:0 në favor të Kosovës U17.