UBT News

Evropiani “Bulgaria 2022”/Loxha pëson humbje, vazhdon garën për medalje të bronztë

Ëndrra për medalje të artë ose të argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos “Bulgaria 2022” për Flaka Loxhën tani ka mbaruar.

Xhudistja kosovare, Flaka Loxha ka pësuar humbje në raundin e tretë të këtij kampionati nga xhudistja gjermane Pauline Stark.

Tani, Loxha do të vazhdojë garat në këtë Evropian në fazën e repesazhit, ku do të përballet me fituesen mes Vera Zemanovas dhe Timna Nelson Levyt.

Ndërkaq, në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha në raundin e parë shënoi fitore kundër xhudistes bullgare Snezhana Gramatikova, ndërkaq në raundin e dytë xhudistja kosovare arriti të siguroj fitore me Ippon kundër xhudistes nga Polonia, Julia Kowalczyk. 

Exit mobile version