Ëndrra për medalje të artë ose të argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos “Bulgaria 2022” për Flaka Loxhën tani ka mbaruar.
Xhudistja kosovare, Flaka Loxha ka pësuar humbje në raundin e tretë të këtij kampionati nga xhudistja gjermane Pauline Stark.
Tani, Loxha do të vazhdojë garat në këtë Evropian në fazën e repesazhit, ku do të përballet me fituesen mes Vera Zemanovas dhe Timna Nelson Levyt.
Ndërkaq, në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha në raundin e parë shënoi fitore kundër xhudistes bullgare Snezhana Gramatikova, ndërkaq në raundin e dytë xhudistja kosovare arriti të siguroj fitore me Ippon kundër xhudistes nga Polonia, Julia Kowalczyk.