UBT News

Evropa shpenzoi më shumë në rrugë sesa në hekurudha në 25 vjetët e fundit

Një raport i ri që u publikua së fundmi tregon se si shtetet evropiane po i ndërpresin hekurudhat dhe po ndërtojnë rrugë.

Rrjeti hekurudhor në Evropë ka rënë dramatikisht gjatë tri dekadave të fundit, thuhet në studimin e ri, ndërsa investimet në rrugë janë rritur. Por me ngushtimin e hendekut të financimit mes të dyjave, a mund të ketë dritë në fund të tunelit (që ekzistonte më parë)?

Gjatësia e autostradave në Evropë u rrit 60 për qind midis viteve 1995 dhe 2020 ose 30,000 km, sipas hulumtimit të kryer nga institutet gjermane Wuppertal Institute, T3 Transportation dhe Greenpeace.

Ndërkohë, hekurudhat u tkurrën me 6.5 për qind ose 15,650 km, dhe më shumë se 2 mijë e 500 stacione hekurudhore u mbyllën.

Shifrat tregojnë se si qeveritë po u japin përparësi makinave mbi hekurudhat, paralajmëroi aktivisti i lartë i BE-së për klimën,

Shifrat ekspozojnë se si qeveritë u japin përparësi makinave mbi hekurudhat, paralajmëroi aktivistja e lartë e BE-së për klimën në Greenpeace, Lorelei Limousin.

“Miliona njerëz jashtë qyteteve nuk kanë opsione tjera përveçse ta blejnë një veturë për të shkuar në punë, për t’i dërguar fëmijët në shkollë apo aktivitete tjera, e sidomos ata që jetojnë në vende ku ka shumë rrallë apo fare transport publik”, deklaroi ajo.

“Kjo është rezultat i qeverive që çmontojnë rrjetet hekurudhore lokale dhe regjionale përderisa shpenzojnë për ndërtimin e rrugëve”, shtoi ajo.

Gjatë viteve 1995 dhe 2018, shtetet evropiane shpenzuan 66% më shumë në rrugë sesa hekurudha. Gjatë viteve 2018-2021, shtetet evropiane shpenzuan 34% më shumë në zgjatjen e rrugëve sesa në zgjatjen e hekurudhave.

Trenët janë forma më ekologjike e transportit publik. Veturat, kamionët dhe furgonët janë përgjegjës për 72% të emetimeve në Evropë, ndërsa transporti hekurudhor vetëm 0.4%. Megjithatë qeveritë vazhdojnë të derdhin para në infrastructure rrugore.

27 vendet e Bashkimit Evropian, Norvegjia, Zvicra dhe Bashkimi Evropian shpenzuan mesatarisht 1.5 trilion euro në infrastrukturë rrugore dhe vetëm 930 miliardë euro gjatë periudhës 1995-2020.

Dhjetë vende raportuan një rritje neto të gjatësisë së rrjeteve të tyre hekurudhore që nga viti 1995. Këto janë Belgjika, Kroacia, Estonia, Finlanda, Irlanda, Italia, Holanda, Sllovenia, Spanja dhe Zvicra.

Pjesa më e madhe e mbylljeve të hekurudhave u bë në Gjermani (reduktuar me 6 mijë e 706 km), Poloni (me 4 mijë e 660 km) dhe Francë (me 4 mijë e 125 km). Pavarësisht kësaj, këto tri vende ende përfaqësojnë gjatësinë totale të rrjetit më të gjatë. Pas tyre renditen Britania e Madhe dhe Spanja.

Midis viteve 2018 dhe 2021, Austria, Belgjika, Danimarka, Franca, Italia, Luksemburgu dhe Britania e Madhe investuan më shumë në hekurudhë sesa në rrugë. Vendet e tjera shpenzuan më shumë në rrugë sesa në hekurudhë. Në Rumani, hendeku i financimit ishte veçanërisht i madh. Qevera shpenzoi 12 herë më shumë në rrugë sesa në hekurudhë.

Autostradat u zgjeruan më shumë në Irlandë, Rumani dhe Poloni, dhe më pak në Lituani, Letoni dhe Belgjikë. Në 15 nga 30 vendet e analizuara, gjatësia e autostradës u dyfishua, sikurse në Spanjë, Norvegji dhe Greqi./UBTNews/

Exit mobile version