UBT News

Evropa lehtëson masat kundër pandemisë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar zbuloi strategjinë e tij se të re kundër pandemisë: Bashkëjetesën me Covid-19. Kjo, pasi sipas tij është koha për të vepruar tani që rreziku i Omicron ka kaluar.

Plani i Johnson është që të marrin fund të gjitha masat anti-COVID.

“Në Angli, ne do të heqim të gjitha kufizimet e mbetura të vendosura me ligj. Nga kjo e enjte, nuk do të jetë më e detyrueshme për t’u izoluar nëse rezultoni pozitiv. Ne gjithashtu do t’i japim fund ofrimit të pagesave të mbështetjes së vetë-izolimit edhe pse ajo mund të kërkohet edhe për një muaj tjetër”, tha Boris Johnson.

Njerëzit në Londër testohen falas për COVID-19, për të reduktuar përhapjen e virusit.

Nga 1 Prilli, ofrimi i testimit falas do të jetë vetëm për personat që kanë probleme shëndetësore.

Lëvizja vjen pasi shifrat  zyrtare të të infektuarve javën e kaluar vlerësuan se një në 20 njerëz në Britani kishte COVID-19.

Ndërsa Anglia bëhet një nga vendet e para që shfuqizoi të gjitha kufizimet ligjore – ka një valë lehtësimi të masave në të gjithë Evropën.

Në Belgjikë u hoq detyrimi për maska për fëmijët midis moshës 6 dhe 12 vjeç. Edhe në Lille të Francës, fëmijët do të kthehen në shkollë pa maska.

Bullgaria njoftoi  se nga mesi i marsit certifikata e COVID nuk do të kërkohet më në restorante, qendra tregtare dhe vende të tjera publike.

Exit mobile version