UBT News

“Everything Everywhere All at Once” kryeson me nominime në Oscar

Filmi “Everything Everywhere All at Once” kryeson listën e nominimeve për ceremoninë Oscar, me gjithsej 11. Nominimet u bënë të ditura nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit të martën.

Platformat transmetuese si Netflix dhe Apple TV dominuan në ceremoninë Oscar vitin e kaluar, por këtë vit filmi me regji të Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert është ndër të preferuarit.

Megjithëse një sukses i Netflix ishte rikrijimi i filmit “All Quiet on the Western Front”, i cili mori nëntë nominime. Ky film u nominua mes tjerash në kategoritë filmi më i mirë dhe filmi më i mirë ndërkombëtar.

Komedia e errët irlandeze “Banshees of Inisherin”, e preferuara e Oscarit para shpalljes së nominimeve të martën, u nominua nëntë herë nga Akademia.

Fituesit do të shpallen në një ceremoni të 12 marsit në Los Angeles të organizuar nga komediani Jimmy Kimmel./UBTNews/

Exit mobile version