UBT News

Evan Spiegel dhe Miranda Kerr ua paguajnë borxhin e shkollimit 258 studentëve

Evan Spiegel, themeluesi i Snap-it dhe bashkëshortja e tij, modelja Miranda Kerr, ua shlyenë borxhet 258 studentëve të Otis, Kolegjit të Arteve dhe Dizajnit.

“Ne e dimë se për shumicë nga ju dhe familjet e juaja, barra e borxhit është një çmim i rëndë që ju e paguani për shkollim në Otis“, deklaroi presidenti i Kolegjit, Charles Hirschhorn para studentëve në ceremoninë e së dielës.

“Ne e kuptojmë se ky borxh mund të komprometojë të ardhmen tuaj dhe t’i kufizojë ambiciet tuaja krijuese. Ne nuk duam që kjo të ndodhë”, shtoi ai tutje.

Ai njoftoi se Kolegjit Otis iu dha “dhurata më e madhe në historinë e tij”, përmes Fondacionit të familjes Spiegel.

Spiegel u bë miliarder në moshën 25-vjeçare, sipas Forbes, dhe pasuria e tij neto është afërsisht 5 miliardë dollarë./UBTNews/

Exit mobile version