UBT News

Europa League vjen me tetë ndeshje në orar

Sot (e enjte) në orar për t’u zhvilluar janë ndeshjet kthyese të fazës së 1/8-ës në Europa League.

Pas ndeshjeve të para të kësaj faze, tani koha është për ndeshjet kthyese, nga të cilat do të mësohen çerekfinalistët e radhës.

Ndeshja kryesore pritet të jetë Rangers – Benfica. Me portugezët të cilët synojnë kualifikimin tutje nëIbrox Stadium”, pas barazimit 2-2 në shtëpi. Ndeshja luhet me fillim nga ora 18:45.

Më pas në ndeshjen tjetër West Ham pret skuadrën e Freiburg në “London Stadium”, për të përmbysur rezultatin pas humbjes minimale 1-0 në ndeshjen e parë. Po ashtu edhe dueli mes këtyre dy skuadrave zhvillohet nga ora 18:45.

Kurse Sporting udhëton te Atalanta në Bergamo, me qëllim kualifikimin pas barazimit në shtëpi me rezultat 1-1. Përballja fillon nga ora 21:00.

Përballjet tjera janë:

Slavia Prague – AC Milan (18:45)

Villarreal – Olimpique Marseille (18:45)

Bayer Leverkusen – Qarabag (21:00)

Brighton – AS Roma (21:00)

Liverpool – Sparta Prague (21:00)./UBTNews/

Exit mobile version