Sot me fillim nga ora 17:00 stadiumi “Victoria” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Europës dhe Dukagjinit.
Përballja e sotme është ndeshja e kthimit mes dy skuadrave, ku në ndeshjen e javës së kaluar që u zhvillua në “Fadil Vokrri”, Dukagjini mposhti Europan 2:1.
Dukagjini debutoi në garat evropiane javën e kaluar me fitore, ndërsa sot do të synojë që ta sigurojë biletën drejt raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
