UBT News

Europa Conference League: Urdhërohet që ndeshja mes Moldavisë dhe Serbisë të luhet pa tifozë

Autoritetet moldave kanë urdhëruar që një ndeshje futbolli mes skuadrës moldave FC Sheriff të Tiraspol-it dhe ekipit serb Partizan të Beogradit të luhet pa spektatorë.

Ndeshja pritet të zhvillohet në Kishinau të enjten, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.

Kujtojmë se: Moldavia ka akuzuar Rusinë për komplot për të përmbysur qeverinë e saj duke dërguar diversantë në vend.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu tha se diversantët nga Rusia, Serbia, Mali i Zi, dhe Bjellorusia do të hynin në Moldavi në përpjekje për të ndezur protesta që synojnë destabilizimin e vendit./UBTNews/

Exit mobile version