Shqipëria U-19 njohu sot kundërshtarët e kualifikueseve të Kampionatit të ardhshëm Evropian 2026 për këtë grupmoshë. Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s, Kombëtarja shqiptare u shortua në këtë “Qualifiyng Round” grupin 5 së bashku me Ukrainën, Malin e Zi dhe Sllovakinë.
Edhe këtë herë, UEFA si edhe federatat pjesëmarrëse në këtë grup kanë vendosur t’ia besojnë FSHF-së organizimin e këtij mini-turneu që do të zhvillohet në muajin nëntor të vitit 2025.
Janë përcaktuar edhe datat e ndeshjeve, 12, 15 dhe 18 nëntor, ndërsa përballjet do të vendosen më vonë dhe do të bëhen me dije për opinionin publik dhe median nga Federata e Futbollit.