Kombëtarja e Portugalisë e nisi Kampionatin Evropian Euro 2024 me fitore, duke e mposhtur Republikën e Çekisë.
Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Red Bull Arena” të Leipzigut, Portugalia triumfoi kundër Çekisë 2:1.
Lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh ylli i Paris Saint-Germain, mesfushori Vitinha.
Saktësia e pasimeve të Vitinhas ishte 90%, shpejtësia më e madhe e arritur 29.3 km/h ndërsa distanca e kaluar në mesfushë ishte 11.3 kilometra. Paraqitje mbresëlënëse nga ai./UBTNews/