Dita e pestë e Kampionatit Evropian të futbollit Euro 2024 do të vazhdojë sot më dy ndesjje të tjera mjaftë interesante. Të dy ballafaqimet e kësaj ditë do të jenë të vlefshme për grupin F.
Me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Signal Iduna Park” do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Turqisë dhe GJerogjisë e cila do të drejtohet nga gjyqtari Tello, në prezencën e rreth 60 mijë tifozëve.
Sfidë tjetër tejet interesante pritet të jetë ajo që zhvillohet nga ora 21:00 në “Red Bull Arena” në Lajpzig ndërmjet Portugalisë dhe Republikës së Çekisë. Të dy këto kombëtare janë në një formë të mirë të rezultateve, sidomos Çekia që në pesë ndeshjet e fundit ka pesë fitore.
Nga ana tjetër, Portugalia ne pesë sfidat e fundit, tri i ka fituar dhe dy i ka humbur./UBTnews/