UBT News

​Euro 2024: Ndeshje interesante sot, e gjithë vëmendja te Kroaci-Shqipëri

Sot nis raundi i dytë i ndeshjeve të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian Euro 2024. Tri ndeshje interesante do të zhvillohen sot, ku e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut ku do të luhet dueli mes Kroacisë dhe Shqipërisë.

Pas kësaj përballje do të zhvillohet ndeshja mes Gjermanisë dhe Hungarisë në stadiumin “MHPArena” të Stuttgartit me fillim nga ora 18:00.

Ndërkaq ndeshja përmbyllëse e ditës së sotme të Euro 2024 do të jetë ajo mes Skocisë dhe Zvicrës, e cila luhet në stadiumin “RheinEnergieStadion” të Kolnit me fillim nga ora 21:00.

Programin e ditës së sotme në Euro 2024 e gjeni më poshtë.

15:00 Kroacia – Shqipëria

18:00 Gjermania – Hungaria

21:00 Skocia – Zvicra

Exit mobile version