UBT News

Euro 2024: Formacionet e mundshme të Spanjës dhe Francës

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Evropian Euro 2024.

Stadiumi “Allianz Arena” në Munich do të jetë nikoqir i derbit mes Spanjës dhe Francës, ndeshja e parë kjo e gjysmëfinales së Euro 2024.

Në raundin e 16-të Spanja e eliminoi Gjeorgjinë 4:1, ndërsa në çerekfinale e mposhti nikoqirin e turneut, Gjermaninë me shifrat 2:1.

Në anën tjetër, Franca në raundin e 16-të e eliminoi Belgjikën 1:0, kurse në çerekfinale ju nevojit ndihma e penalltive për ta mposhtur Portugalinë.

Përballja e fundit mes Spanjës dhe Francës daton në muajin tetor të vitit 2021, ku asokohe Franca e mposhti Spanjën 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa do të ketë vetëm te Spanja, ku nuk do të paraqiten Dani Carvajal, Robin Le Normand dhe Pedri.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Spanja (4-3-3): Simon: Navas, Nacho, Laporte, Cucurella; Olmo, Rodri, Ruiz: Yamal, Morata, Williams

Franca (4-3-3): Maignan; Kounde, Saliba, Upamecano, Hernandez; Kante, Tchouameni, Rabiot; Griezmann; Kolo Muani, Mbappe

Exit mobile version