UBT News

Euro 2024: Formacionet e mundshme të Anglisë e Sllovenisë

Kombëtarja e Anglisë do të synojë që të evitojë sonte befasinë dhe të sigurojë biletën drejt raundit të 16-të të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “RheinEnergieStadion” i Kolnit do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Anglisë dhe Sllovenisë.

Përballja e sotme i takon Grupit C të Euro 2024. Anglia zë pozitën e parë me katër pikë pas fitores ndaj Anglisë dhe barazimit me Danimarkën, krahas Sllovenisë që renditet në pozitën e tretë me dy pikë pas barazimeve me Serbinë dhe Danimarkën.

Takimi i fundit mes Anglisë dhe Sllovenisë daton në muajin tetor të vitit 2017, ku asokohe “Tre Luanët” fituan minimalisht 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Luke Shaw nuk do të paraqitet te Anglia, kurse Sllovenia ka të gjithë lojtarët e gatshëm.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi, Trippier; Gallagher, Rice; Saka, Bellingham, Foden; Kane

Sllovenia (4-4-2): Oblak; Karnicnik, Brekalo, Bijol, Janza; Mlakar, Elsnik, Cerin, Stojanovic; Sporar, Sesko./UBTnews/

Exit mobile version