UBT News

Euro 2021 në Rusi?

Kampionati Evropian që u shtye për verën e vitit 2021, po planifikohet të zhvillohet në Rusi, e jo në 12 qytete të Evropës, siç ishte në planin origjinal të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian – UEFA.

Amsterdam, Baku, Bilbao, Bukuresht, Budapest, Kopenhagë, Dublin, Glasgow, Londër, Mynih, Romë dhe Shën Petersburg ishin 12 qytetet ku planifikohej që të zhvillohej kampionati evropian, mirëpo tani po planifikohet një skenar tjetër për të zhvendosur garën në Rusi.

Organizimi i mirë i rusëve në Kupën e Botës 2018, e bëjnë shtetin rus kandidatin ideal për të organizuar edhe një turne të përmasave të tilla.

Ndryshimi i planit ka ardhur si shkak i kufizimeve të udhëtimit masiv nëpër botë si shkak i situatës me COVID-19, ndaj Kampionatin Evropian 2021 mund ta shohim të zhvillohet në shtetin e Rusisë./UBTNews

Exit mobile version