Kampionati Evropian Euro 2020 vazhdon sot me ndeshjet e rrethit të tretë të Grupit D me dy sfida mjaftë interesante ku edhe do të përcaktohen skuadra që vazhdojnë tutje në fazën e eliminimit direkt.
Kroacia ballafaqohet me Skocinë në ndeshjen e cila më shumë ka vlerë për vendin e tretë. Të dy skuadrat kanë vetëm nga një pikë pas dy ndeshjeve të para. Kroacia është mposhtur nga Anglia dhe ka barazuar me Republikën e Çekisë, kurse Skocia ka barazuar me Anglinë dhe ka humbur nga Republikën e Çekisë, përcjellë KosovaPress.
Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet dy kryesuesve të Grupit D Çekisë dhe Anglisë të cilat kanë nga katër pikë dhe do të luftojnë për vendin e parë në këtë grup.
Çekia ka fituar tri pikë nga ballafaqimi me Skocinë dhe ka barazuar me Kroacinë, kurse Anglia ka barazuar me Skocinë dhe e ka mposhtur Kroacinë.
Të dy ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 21:00.