pastaj, për të karakterizuar këtë Euro 2020, ka shërbyer një rekord që nuk është aspak për t’u patur zili: tashmë janë shënuar 8 gola në portën e gabuar. Jo vetëm që kaq shumë nuk ishin realizuar kurrë në një edicion të vetëm (dhe faza me eleminim direkt ende nuk ka filluar), por nga 1960 në 2016, në pesëmbëdhjetë turnetë e mëparshëm, janë regjistruar 9 në total. Kështu, nëse një tjetër autogol do të mbërrinte në sfidat e mbetura, atëherë shifra do të barazonte gjithcka ka ndodhur në historinë e Europianëve.
Duke e çuar numrin e pjesëmarrësve në 24, me një rritje si rrjedhojë edhe e ndeshjeve të luajtura, kjo padyshim që ka patur një ndikim, por shifra mbetet e pabesueshme. Pas atij të Demiral kundër Italisë në ndeshjen inauguruese, lojtarët që futën topin në portën e tyre ishin: Szczesny (kundër Sllovakisë), Hummels (kundër Francës), Ruben Dias dhe Guerreiro (të dy kundër Gjermanisë), Hradecky ( kundër Belgjikës), Dubravka dhe Kuça (të dy kundër Spanjës).