UBT News

Euro 2020 në 11 shtete, të premten nis kampionati me ndeshjen Itali-Turqi

Përfaqësuesit e 24 vendeve do të synojnë trofeun që aktualisht mbahet nga Portugalia.

Ky turne duhej të zhvillohej vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që EURO 2020 të shtyhej për këtë verë.about:blank

Për herë të parë ky kampionat do të zhvillohet në 11 shtete dhe janë 51 ndeshje që do të luhen në harkun kohor të 1 muaji.

24 ekipet pjesëmarrëse janë të ndara në 6 grupe, ku në 1/16-at do të kualifikohen 2 vendet e para dhe 4 të tretat më të mira.

Kompeticioni nis në Romë me ndeshjen hapëse Itali-Turqi dhe mbyllet me finalen e 11 korrikut në Londër.

Exit mobile version