UBT News

Euro 2020: Mbyllet sot faza e grupeve, katër ndeshje të zjarrta në program

Do të mbyllet sot faza e grupeve të Kampionatit Evropian Euro 2020 me katër ndeshjet që do të zhvillohen në kuadër të rrethit të tretë të Grupeve E dhe F.

Nga ora 18:00 zhvillohen sfidat e Grupit E ku ndeshjen Sllovakia me Spanjën si dhe Suedia me Poloninë, përcjellë KosovaPress.

Në këtë grup situata është shumë e paqartë. Suedia renditet e para me katër pikë, e ndjekur nga Sllovakia me tri, pastaj Spanjë në vendin e tretë me dy pikë dhe Polonia e fundit më vetëm një pikë.

Më tutje, nga ora 21:00 do të qartësohet edhe situata në Grupin F, i njohur si “Grupi i Vdekjes”.

Gjermania ballafaqohet me Hungarinë kurse Portugalia ndeshjet me liderin e këtij grupit, Francën.

Ky grup kryesohet nga Franca me katër pikë, e ndjekur nga Gjermania dhe Portugalia me nga tri, kurse Hungaria ka vetëm një pikë në vendin e katërt.

Exit mobile version