UBT News

“Euphoria” në tregun gjerman

Shfaqja fituese e çmimeve Emmy, “Euphoria” do të ketë një përshtatje për tregun gjerman, raportoi Variety.

Zeitsprung Pictures ka zgjedhur programin nga ADD Content, i cili përfaqëson formatin dhe të drejtat ndërkombëtare të serisë.

Shfaqja Euphoria është origjinale e Ron Leshem dhe Daphna Levin. Shfaqja ndjek një grup adoleshentësh të shkollave të mesme teksa luftojnë me drogën, traumën dhe mediat sociale, duke balancuar gjithashtu miqësinë dhe dashurinë.

Shfaqja ku personazhet kryesore luajnë Zendaya, Jacob Elordi dhe Sydney Sweeney, fitoi shpejt popullaritet dhe tani është planifikuar të rikthehet për një sezon të tretë.

Shkrimtarët Druck, Jonas Lindt dhe Paulina Lorenz tashmë janë zgjedhur për të punuar në përshtatjen gjermane./UBTNews/

Exit mobile version