Eternals është zyrtarisht filmi më i keq në Marvel Cinematic Universe (MCU), sipas vlerësimeve të një sërë kritikësh që i kanë dhënë filmit një vlerësim negativ, transmeton UBT News.
Edhe pse disa e kanë lavdëruar për ofrimin e diçkaje ndryshe nga pjesët e tjera, duket se pjesa dërrmuese nuk janë adhurues të filmit.
Pavarësisht se filloi me një qëndrim të mirë në uebsajtin e grumbullimit të rishikimeve ‘Rotten Tomatoes”, filmi ka rënë gradualisht poshtë renditjes.
Eternals përmban emra të mëdhenj në kastin e tij si Angelina Jolie, Richard Madden, Kit Harington, Salma Hayek dhe Gemma Chan.
Natyrisht, ky është ende një rezultat mbi mesataren – dhe nuk është gjithçka keq. Shumë e kanë lavdëruar regjisorin Chloé Zhao që ka bërë diçka ndryshe me filmin në vend të komploteve të bukura me formulën e njejtë të disa prej filmave të tjerë në MCU.
Nate Adams nga The Only Critic e përshkroi filmin si “të ndërlikuar” dhe një nga “defektet më të mëdha që nga fillimi i Marvel Cinematic Universe”./UBTNews/