UBT News

Estonia nis revolucionin digjital në shkolla: Inteligjenca Artificiale, pjesë e çdo klase

Përderisa shumë vende në Evropë e kanë ndaluar përdorimin e “smartphone”-ve në shkolla, Estonia e konsideruar fuqia e re arsimore e Evropës – është duke udhëzuar nxënësit të përdorin pajisjet në klasë, ndërsa që nga shtatori do marrin llogaritë personale të Inteligjencës Artificiale.

Estonia po nis iniciativë kombëtare AI Leap, që do t’i pajisë nxënësit dhe mësuesit me “mjete dhe aftësi botërore në fushën e inteligjencës artificiale”.

U bë e ditur se po negociohen licenca me OpenAI, që do shndërrojë Estoninë në laborator eksperimental për përdorimin e Inteligjencës Artificale në shkolla.

Qëllimi është të ofrohet qasje falas në mjetet më të avancuara të të mësuarit me IA për 58,000 nxënës e 5,000 mësues deri më 2027, duke filluar me 16- dhe 17-vjeçarët këtë shtator. Sipas zyrtarëve, mësuesit do trajnohen në teknologji, duke vënë prioritet barazinë arsimore dhe aftësitë për përdorimin e IA-së. Ata kanë thënë se kjo do ta bëjë Estoninë “një nga kombet më të mençura në përdorimin e IA-së.”

Ministrja estoneze e arsimit, Kristina Kallas, gjatë një vizite në Londër  ëshë shprehur me fjalët: “E di se shumica e vendeve evropiane janë skeptike dhe të kujdesshme ndaj ekraneve, telefonave mobilë dhe teknologjisë. Por në rastin e Estonisë, shoqëria në përgjithësi është shumë më e hapur dhe e prirë për të përdorur mjete dhe shërbime dixhitale. Mësuesit nuk bëjnë përjashtim.”

Exit mobile version