UBT News

Estonia do të mirëpresë anëtarësimin e Finlandës në NATO

Kryeministrja estoneze, Kaja Kallas tha sot se Estonia mbështet “një proces të shpejtë pranimi” për Finlandën për t’u bashkuar me NATO-n, duke shtuar se aplikimi i mundshëm i Finlandës do të ketë “mbështetjen e plotë” të vendit.

Kallas tha në një postim në Twitter: “Historia po bëhet nga fqinjët tanë veriorë”.

“Ju mund të siguroheni në mbështetjen tonë të plotë. Ne mbështesim një proces të shpejtë pranimi. Nga ana jonë do të bëjmë hapat e nevojshëm shpejt”, shtoi Kallas.

Kujtojmë se Finlanda ndan një kufi prej 800 miljesh me Rusinë, ku kjo e fundit ka paralajmëruar kundër anëtarësimit në NATO duke thënë se një gjë e tillë do të ketë pasoja./UBTNews/

Exit mobile version