Marka luksoze e bukurisë, Estee Lauder njoftoi përmes një deklarate të martën se ka arritur marrëveshje për ta blerë kompaninë e stilistit Tom Ford për 2.3 miliardë dollarë.
Ford do të qëndrojë si drejtor kreativ në kompani deri në fund të vitit të ardhshëm.
Nën “administrimin” e Estee Lauder Companies (ELC), marka Tom Ford do të evoluojë si një nga markat më të njohura luksoze globale të shekullit XX.
Marrëveshja përfshin koleksionin e kozmetikës dhe parfumeve Tom Ford Beauty, me të cilin Estee Lauder tashmë ka një marrëveshje licencimi deri në vitin 2030./UBTNews/