UBT News

Messi rikthehet në Kombëtare, miqësorja si “në shtëpi” në Fort Lauderdale

Lionel Messi është rikthyer në dispozicion të Kombëtares së Argjentinës pas mungesës në dy ndeshjet e fundit: miqësoren e së shtunës kundër Venezuelës dhe ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Ekuadorit.

“Albiceleste” do të përballen të martën me Porto Rikon, duke filluar nga ora 02:00 pas mesnate me kohën tonë lokale.

Kjo ndeshje shërben për selektorin Lionel Scaloni për të testuar skemat dhe lojtarët para Kupës së Botës, që do të zhvillohet verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Messi ka pasur mundësinë të luajë së fundmi në MLS me Inter Miamin, ku ndihmoi skuadrën të mposhtë Atlanta United.

Argjentina do të luajë këtë miqësore në Fort Lauderdale, Florida, që për Messin do të ndjehet si një ndeshje në shtëpi.

Megjithatë, nuk është e sigurt nëse tetë herë fituesi i “Topit të Artë” do të marrë pjesë në këtë ndeshje, por ai do të jetë në dispozicion të trajnerit. Scaloni nuk do të mund të llogarisë në mesfushorët e lënduar, Franco Mastantuono dhe Enzo Fernandez. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version