UBT News

Është rikthyer shërbimi i radioterapisë në QKUK

Pas disa ditësh ndërprerje është rikthyer në punë Shërbimi i Radioterapisë- Akseleratori për Rrezatim, po ashtu, Shërbimi i Brahiterapisë, Ct- Stimulatori dhe Mozaiku, në kuadër të Klinikës së Onkologjisë në QKUK. Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës.

Pas përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikës së Onkologjisë, Sektori Teknik i QKUK-së dhe kompania që ka në mirëmbajtje dhe servisim aparaturat mjekësore, nga sot ka rikthyer këtë shërbim në funksion. Pjesa e parë e pacientëve kanë kryer radioterapinë gjatë ditës së sotme, kurse pacientët tjerë do të thirren gradualisht.

Exit mobile version