UBT News

Është mbajtur ekspozita “KFOR and Kosova +25” në Prishtinë

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është mbajtur ekspozita fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”, e organizuar në bashkëpunim me organizatën Heartstone, me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Ekspozita solli përmes fotografive të fotografit britanik Nick Sidle një rrëfim mbi Kosovën e pasluftës, duke dokumentuar angazhimin e KFOR-it dhe jetën e qytetarëve në periudhën e rindërtimit.

Në hapje morën pjesë zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Nora Arapi Krasniqi, dhe drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha.

Përmes lidhjes online janë drejtuar edhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, si dhe përfaqësues të organizatës Heartstone.

Ekspozita, e prezantuar fillimisht në vitin 2001 dhe e rikthyer 25 vjet më vonë në formë të restauruar dhe të zgjeruar, synon të reflektojë mbi paqen, kujtesën kolektive dhe bashkëjetesën në Kosovë.

/A.K/

Exit mobile version