Anthony Joshua dhe Tyson Fury janë pajtuar të boksojnë për meçin për unifikim të gjithë titujve të mëdhenj të botës në kategorinë e rëndë në boksin profesionist, ka thënë promotori amerikan Bob Arum, raporton BBC.
Përballja britanike mes Furyt 32-vjeçar që mban titullin WBC dhe Joshuas 31-vjeçar që mban titujt IBF, WBO dhe WBA, do të jetë e para që mbahet në peshën e rëndë për të katër titujt e mëdhenj.
Pasi Joshua e mposhti Kubrat Pulevin në dhjetor, promotori i Joshuas, Eddie Hearn tha se meçi me Furyn mund të dakordohet brenda dy ditëve.
Promotori i Furyt, Arum, ka thënë për iFL TV, ka thënë se është arritur marrëveshje në gjitha pikët.
I pyetur nëse do të mbahet meçi, ai ka thënë: “Po, përderisa më përket mua. Këtë e ka thënë secila palë. Tash jemi duke shkuar drejt nënshkrimit të kontratës. Por, bazuar në shikimin tim, çdo gjë është në rregull”.