UBT News

Eshref Beqiri delegat në gjysmëfinalen e Kupës Evropiane në hendboll

Anëtari i Federatës të Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, ka përfaqësuar sërish Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke shërbyer si delegat i Federata Evropiane e Hendbollit në një ndeshje të rëndësishme evropiane të zhvilluar në fundjavë.

Beqiri ishte i angazhuar në mbarëvajtjen e takimit të parë gjysmëfinal të EHF European Cup për hendbollistë, ku u përballën skuadra sllovene RK Celje Pivovarna Laško dhe ekipi nga Maqedonia e Veriut, GRK Ohrid.

Ndeshja u zhvillua në Celje të Sllovenisë dhe përfundoi me fitoren e skuadrës vendase 27:26, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit që do të luhet më 2 maj në Ohër.

Eshref Beqiri vazhdon të jetë i besuar nga Federata Evropiane e Hendbollit, duke u deleguar rregullisht në ndeshje të rëndësishme të garave evropiane gjatë këtij edicioni, çka vlerësohet si një konfirmim i punës së tij profesionale në këtë rol.

Exit mobile version