Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, është zyrtarizuar tek klubi i njohur polak, Legia Varshava.
19 vjeçari që konsiderohet si një nga lojtarët më të talentuar të brezit të ri në Ballkan, nënshkroi kontratë me Legian deri më 30 qershor 2025.
Ernest Muçi është pjesë e Shqipërisë U21, ndërsa në kampionatin polak ka kaluar nga Tirana, ku në 60 ndeshje kishte shënuar 18 gola. Lojtari është shfaqur i lumtur me kalimin në klubin polak.
“Legia është një klub i shkëlqyeshëm dhe një mundësi e shkëlqyer për mua. Duhet ta tregoj veten mirë këtu dhe të jem versioni më i mirë i vetvetes. Legia ka një bazë stërvitore të shkëlqyeshme, unë gjithashtu pashë stadiumin, pashë lojtarët që përfaqësojnë një nivel të lartë”, ka thënë fillimisht Ernest Muçi për ueb faqen e klubit polak.
“Po përballem me një mundësi të re dhe megjithëse është një sfidë e vështirë, ndjej se jam gati”, ka thënë Ernest Muçi për ueb faqen e klubit.
Lojtari ka nënshkruar një kontratë që 4.5 vite me Legian.